
Mesohet se tashme ata jane dy prinderit me te rinj ne Itali, te dy binjakeve, nje djale dhe nje vajze, lindur ne spitalin e qytezes Benevento.
Vajza, e cila ishte shoqe shkolle me te atin minoren te foshnjave te sapolindura, lindi nga nje operacioni çezarian, pikerisht ne kete spital, ku nje vit me pare u shenua nje tjeter lindje e çuditshme, siç ishte ajo e gjashte binjakeve ne te njejten kohe, por nena e tyre nuk ishte e mitur, si ne kete rast.
“Te lindesh binjake nga nje nene ne nje moshe te tille, kaq te re, nuk eshte nje gje e zakonshme”, – tha shefi i obstetrikes, Gennaro Trezza. Duke argumentuar, se pikerisht, duke patur parasysh moshen e re te nenes se mitur, u vendos edhe qe te kryer nje lindje çezariane.
Komento