
Superylli Adele, nuk ka ndërmend që të pajtohet me të atin e saj, duke këmbëngulur se ajo do ta pështynte në fytyrë nëse do ta kishte parë ndonjëherë.
Këngëtarja fituese e Grammyt, babai i të cilës Mark Evans, e la nënën Penny kur Adele ishte vetëm trevjeçare, thotë se po te kishte rastin do ta pështynte në fytyrë babain e saj.
“Unë kam tentuar që të rregulloj marrëdhëniet me të. Por, ai prishi gjithçka. Ai kurrë nuk do të dëgjojë diçka për mua. Sepse, nuk ka asgjë më të keqe për mua se sa shtypi të bëjë shaka me babain tim. Ai thjesht shkatërroi gjithçka, dua ta pështyj në fytyrë”.
Komento