
Kur nuk xhirojnë filma, shumë yje të Hollywoodit i përkushtohen dashurisë së tyre të dytë – muzikës. Johnny Depp, Billy Bob Thornton dhe Dennis Quaid janë disa nga aktorët, të cilët ishin ose janë akoma anëtarë të grupeve muzikore.
Johnny Depp, “P”
Para se të bëhej aktor, Johnny Depp ka ndërtuar me të madhe karrierën e tij muzikore. Pasi që prindërit e tij u shkurorëzuan, ai në vitin e parë të shkollës së mesme filloi të luante në bend dhe e ka ndërprerë shkollimin që të jetë plotësisht në gjendje të angazhohet nëpër turne. Deri tani ai ishte anëtar i grupeve të ndryshme, duke përfshirë edhe grupin “P”, dhe ka luajtur madje edhe me “Partybreakers”.
Ryan Gosling, “The Dead Man’s Bones”
I preferuari i publikut femëror, Ryan Gosling, albumin e tij të parë me grupin e ka nxjerrë në vitin 2009 dhe që atëherë ka performuar disa herë nëpër festivale. Tekstet paksa patologjike janë të kombinuara me zërat e korit të fëmijëve nga Los Angeles. Është interesante që Gosling ka filluar të performojë me pseudonimin “Baby Goose”.
Billy Bob Thornton, “Tres Hombres”
Billy është një adhurues i muzikës paksa më të vjetër Rock dhe Bluess. Ai ka nxjerrë disa solo albume, dhe më vonë formoi bendin “Tres Hombres ” i cili mori vlerësime pozitive. Është interesant fakti që albumin e tij të parë solo ia ka dedikuar aktores Angelina Jolie, me të cilin ishte i martuar.
Dennis Quaid, “Dennis Quaid and The Sharks”
Dennis me vite të tëra për hobi dhe kënaqësi e argëtim personal performon me bendin e tij nëpër klube në Los Angeles, dhe muzikën e tij e përshkruan si një përzierje e muzikës Rock dhe Country. Përveçse këndon në grup, ai luan edhe në kitarë. Grupi ka shumë këngë të tyre, por me kënaqësi luajnë edhe përpunime.
Hugh Laurie, “Band from TV”
Aktori i njohur anglez i njohur me rolin e Dr. House u bashkua me kolegët e tij amerikanë që e kanë provuar veten e tyre si muzikantë. Me bendin e tij “Band from TV” ka mbajtur disa koncerte. Ata këndojnë kryesisht këngë të përpunuara, edhe pse kanë edhe këngët e tyre.
Komento