
Siç duket grupi i hakerave “Anonymous” nuk do ta “prishin” internetin më 31 mars, siç u paralajmërua nga një numër i madh i mediave botërore. Pas publikimit të këtij lajmi, që me 31 mars “Anonimusite ‘do të ‘ prishin’ të gjith internetin botëror në shenjë proteste kundër ligjit për të drejtën e autorit nga SOPA,” Wall Street “,bankierët dhe liderët e papërgjegjshëm në botë, ata sot e kanë mohuar këtë lajm.
Në profilin e tyre në “Twitter”, ”Anonymous” kanë mohuan një veprim të tillë, duke thënë që një gjë e tillë do ishtë shumë e vështirë për tu realizuar.
Me pohimet e tyre ka rënë dakord dhe internet eksperti Robert Graham, i cili theksoi se sulme të tilla nuk janë të mundura për shkak të reagimit të shpejtë të serverave përkatëse.
Ai shtoi se efekti më i madh do të arrihej me ‘paralizë’ të “Google”, “Twitter” ose “Facebook”.
Komento