Thursday, February 23rd, 2012

Bën “dasëm” për…tu ndare

Published on January 27, 2012 by   ·   No Comments

 Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Arabinë Saudite ku një grua mori me qira një sallë për kurorëzim martesash dhe ftoi qindra të afërm e shoqe në një aheng të madh. Dhe cudia ishte se ajo e organizoi këtë mbrëmje për të festuar ndarjen, pra shkurorëzimin.
Në fakt gruaja nga qyteti Onaiz, pak kohë më parë mori vesh se bashkëshorti i saj gjatë 20 vjetëve të martesës e  kishte tradhtuar vazhdimisht, ndaj u përbetua se në rast se bashkëshorti do të pranonte të gjitha kushtet e saj në kërkesën për ndarje, do të bënte një aheng që do të mbahej ndër mend.

Meqë burri u pajtua me të gjitha kërkesat, ajo e mbajti premtimin duke shpenzuar plot 2.665 dollarë për këtë festë ku mes të tjerash kishte marrë edhe  një bandë muzikore femrash.

Komento

Argetimi nuk ka Fund


Na Ndiqni ne Facebook

Gjithcka ne cdo kohe