Saturday, May 19th, 2012

David Beckham zgjidhet nga fëmijët si sportisti që vishet me mirë se të gjithë

Published on February 22, 2012 by   ·   No Comments

 David Beckham së bashku me djalin e tij, Cruz, mori çmimin e sportistit të veshur më së miri, i cili kësaj radhe iu dha në manifestimin e fëmijëve “Cartoon Network Hall Of Game Awards”.

Beckham mori çmimin nga adhuruesit e televizionit që transmeton filma vizatimorë “Cartoon Network”, dhe për të votuan publiku deri në 17 vjeç.

Futbollisti i famshëm në ceremoninë për dhënien e çmimit u shfaq i shoqëruar nga fëmija më i vogël Cruz, me të cilin u ngjit në skenë dhe u falënderua për çmimin. Përndryshe, Beckham rregullisht merr bijtë e tij me vete në ngjarje të ndryshme, më çka ai konfirmon atë që ka thënë kohët e fundit, që fëmijët e tij gjithmonë janë në rend të parë.

Të nominuar për të fituar këtë çmim ishin edhe ylli i Miami Heat, basketbollisti Dwyane Wade, tenistja amerikane Serena Williams dhe lojtari i bejsbollit, Brian Wilson.

Komento

Argetimi nuk ka Fund


Na Ndiqni ne Facebook

Gjithcka ne cdo kohe