Thursday, February 23rd, 2012

Delet roze te Zelandes se Re

Published on January 27, 2012 by   ·   No Comments

 Prindërit duhet të përgatiten për pyetje të ndërlikuara nga fëmijët e tyre të hutuar në qoftë se ata shkojnë në parkun e natyrës në Zelandë të Re dhe shohin një tufën të deleve rozë që kullosin në kodra.

Pamja e jashtëzakonshme është duke shkaktuar një sensacion në SheepWorld, pranë Auckland.

Drejtuesit e parkut fillimisht kishin lyer kafshët në rozë, si pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit kudër kancerit të gjirit, por u provua se ato si të tilla do të jenë tërheqëse për vizitorët, andaj vendosën që ato të mbajë ngjyrën si një tipar të përhershëm, raporton Daily Mail.

John Collyer, nga SheepWorld, tha se ngjyrosja që ata përdorin është plotësisht e padëmshme për kafshët dhe se ishte miratuar edhe nga një veteriner lokal.

“Ne përdorim ushqim për t`i ngjyrosur, i cili përfundimisht lahet në shi. Delet praktikisht janë të verbra për ngjyra dhe kështu ato nuk do të vërejnë nëse ato ose delet të tjera janë rozë”, tha Collyer.

Sipas tij, përshtypjet nga vizitorët janë 99 për qind pozitive. Një për qind janë të shqetësuar rreth deleve dhe ata njerëz nuk i kuptojnë masat që janë marrë.

Në këtë park të Zelandës së Re, vizitorët mund të shikojnë edhe delen-qen dhe kopetë e deleve me lesh të qethur.

Komento

Argetimi nuk ka Fund


Na Ndiqni ne Facebook

Gjithcka ne cdo kohe