
Shumica prej nesh nuk i pëlqen këto programe të cilët ngadalësojnë PC-në apo laptopin tone dhe vështirësojnë edhe më shumë punët.
Me ndihmën e programeve ne mund të realizojmë punët tona, të komunikojmë me të tjerët dhe të zgjidhim problemet. Sa më i shpejtë të jetë programi aq më të kënaqur jemi ne.
Por disa programe na e vështirësojnë më shumë punën në vend të lehtësimit të saj. Disa nga këto programe mund t’ju nervozojnë dhe t’ju lënë të prisni për disa minuta ndërkohë që realizojnë funksionin e dëshiruar nga ana juaj. Po cilat janë programet më të urryera? Jemi të sigurt që në mendjen tuaj tashmë janë radhitur disa prej tyre. Ja 10 programet më të papëlqyer të të gjithë kohërave, që Starti i transmeton sipas njoftimeve ndërkombëtare:
1. Final Cut Pro X
Ky aktualizim i programit për rregullimin e videos tek “Apple” ka zhdukur veçoritë e pritura dhe ka zhgënjyer përdoruesit.
2. Adobe Reader
Mendoj se të gjithë kemi nevojë t’i hapim here pas here dosjet PDF. Adobe Reader i versionit Mac dhe i madhësisë 61,9 MB mund të krijojë dhe një rrugë të shkurtër në desktop. Por Windows 8 që do të prezantohet në fund të këtij viti është gati të hedh në kosh tashmë Open Reader dhe Adobe Reader-in.
3. Skaneri Ask web
I njohur për ndryshimin pa leje të faqes suaj hyrëse dhe ndryshimit të veçorive të skanerit “Ask toolbar”, i nervozon shumë përdoruesit.
4. Lotus Notes
Programi produktiv Lotus Notes ka marrë kritika të ashpra në vitin 2000 “si një program i krijuar nga një person që urren njerëzimin dhe kërkon t’i dhunojë ato”. Ndërsa programi Lotus Notes që kemi sot ndryshon shumë nga versionet e vitit 2000.
5. Antivirusi Norton
Programet antivirus të Symantek njihen si ngadalësuese të PC-së suaj. Dhe shkaku i kësaj është skanimi i çdo gjëje nga ana e programit. Por në versionet e fundit Norton ky problem duket se është zhdukur.
6. Microsoft Word
Disa e urrejnë Wordin sepse është “shumë i komplikuar”. Ndërsa disa të tjerë nuk e pëlqejnë sepse ka dale bashkë me ndihmësin Clipyy. Të tjerë e urrejnë sepse është një program i cili prodhon punë jo të bukura. Ndërsa të tjerë nuk e honepsin dot sepse janë mërzitur nga dalja HTML e Wordit dhe skanerët web.
Ka prej atyre që ankohen nga moshapja e opsionit “doce”. Mendojmë se këto janë arsye të mjaftueshme për të mos e pëlqyer Word-in.
7. Adobe Flash
Shkaku i mospëlqimit të Flash nuk lidhet me teknologjinë e përdorur por me përdoruesit. Hapjet nervozuese të ekraneve, interface dhe reklamat e projektuara keq mjaftojnë për të mos e pëlqyer atë.
8. iTunes në Windows
Steve Jobs kishte bërë një përngjasim të tillë të iTunes for Wimdows “është sikur t’i japësh një gote ujë njërit në ferr”. Por iTunesi ka mërzitur përdoruesit e Windows me ngadalësinë e tij dhe me konsumimin e programeve.
9. Windows ME dhe Windows Vista
Windows ME dhe Vista janë sisteme operative. Por Windows ME ishte një aktualkizim i pakuptimtë për vitin 98 dhe Vista kishte mërzitur përdoruesit për shkak të bug-ëve.
10. Internet Explorer 6
Skaneri i publikuar në vitin 2001 dhe i aktualizuar vite me radhë nga Microsoft mund ta ekspozonte përdoruesin përballë çdo defekti.
Komento