
Një spital në Suedi përmes një reklame bëri të ditur se kërkon të punësojë infermiere seksi si ato të telefilmave.
Shefat e spitalit në jug të Stokholmit thanë se po kërkojnë infermiere seksi për të punuar gjatë verës.
Një nga menaxherët e infermiereve mbrojti reklamën ndaj kritikave që e cilësojnë atë si seksiste. Ai tha se në fakt po kërkojnë mbi të gjitha infermiere të afta. Ai shtoi se reklama e tyre është bërë që të tërheqë vëmendjen e njerëzve. Ai deklaroi po ashtu se nuk ka pasur asnjë feedback negativ.
Infermieret do punojnë verës dhe ekziston mundësia që të fitojnë një punë të përhershme aty.
Komento