
Nëse e keni problem që të qëndroni pak momente larg kompjuterit tuaj, tani një grup holandezësh kanë shpikur një lloj të ri xhinsesh, që i japin një kuptim krejt ndryshe fjalës laptop.
Xhinset kanë të inkorporuara një tastierë, mouse dhe altoparlantë. Pritet të kushtojnë rreth 300 euro. Xhinset qëndrojnë të lidhura me laptopin përmes teknologjisë wireless. Peshojnë pak më shumë se xhinset normale. Diçka nuk dihet: a do hyjnë dot në treg?
Komento