
Po quhet Don Zhuani për femra. Sa herë është me një femër në krah, e shpallin të lidhur me të.
Ky është futbollisti Lorik Cana, i cili vjen në këtë rubrikë me ato që i pëlqen dhe nuk i pëlqen. Është gjithmonë i lumtur dhe i pëlqen të jetë ambicioz kur është në fushën e blertë.
I pëlqen të kalojë disa ditë relaksimi në Gjakovën e tij ku ka lindur, është krenar që është shqiptar dhe këtë e tregon kudo, ndërkaq i pëlqen shumë kur të tjerët kanë besim në forcën e tij. Por, ai ka thënë se e dashura apo gruaja e tij duhet të jetë nga Evropa, natyrisht se do t’i pëlqente të ishte shqiptare.
I urren thashethemet që për të kanë qenë të shumta dhe i urren njerëzit mendjemëdhenj, duke qenë se ai është i thjeshtë për vete, ndërsa është kundër ndarjeve territoriale të vendeve shqiptare, prandaj dhe e përkrah Aleancën Kuq e Zi.
Komento