Thursday, February 23rd, 2012

Më shumë se 11 orë në zyrë, “terbohesh“…

Published on January 27, 2012 by   ·   No Comments

 Deri në 10 orë, duket se njeriu e ka aftësinë që të suportojë ambjentin e mbyllur të një zyre, por kur ky afat i afrohet 11 orëshit, duket se atij “i ikën truri”.

Të paktën kështu pohon një studim i fundit i udhëhequr nga autoritetet britanike, sipas të cilave, të jesh “një qen i punës”, mund të të kthejë në një armik të betuar të vetes.

Kjo pasi, ke më shumë gjasa se të tjerët për t’iu afruar shenjave të sëmundjes së rëndë të depresionit, për të cilën ndikojnë ambientet e mbyllura dhe përqendrimi i tepruar para kompjuterit.

Ky studim hulumtoi gjendjen psikike të më shumës e 2 mijë të punësuarve, mes moshave 35 dhe 55 vjeç, dhe ka zbuluar se nëse ata shpenzojnë më shumë se 11 orë në ditë mes letrave të zyrës, tek ta rritet deri në dy herë rreziku i rënies në depresion.

Ndërsa thuhet se ata që ndjekin një ritëm më të rregullt të punës (të rrish në tryezë 7 apo 8 orë), mund të jetë një tregues i humorit të mirë dhe një gjendje stabile të trurit.

Duhet të theksohet se të gjithë ata që morën pjesë në këtë hulumtim, ishin të shëndetshëm dhe nuk kishin fillimisht asnjë faktor të veçantë rrezikut që lidhej me depresionin.

Por ai u pa se kishte gjasa të shfaqej, pasi kur u lanë mbi 11 orë në zyrë, nisnin të shfaqnin shenja të humorit te keq etj.

Komento

Argetimi nuk ka Fund


Na Ndiqni ne Facebook

Gjithcka ne cdo kohe