Saturday, May 19th, 2012

Pajisja që ju kthen shikimin të verbërve

Published on February 22, 2012 by   ·   No Comments

 Në serialin “Startrek: Gjenerata e ardhshme” inxhinieri me verbëri kongjenitale Geordi La Forge përdor vizorin, i cili e ndihmon për të parë, ndërsa duke iu falënderuar shkencëtarëve izraelitë, teknologia e ngjashme tani është bërë realitet.

Pajisja e re përdor tingullin për të “hakuar” korteksin vizual të personit të verbër dhe t’i mundësojë të “shohë”. Sensory Substitution Device e ka zhvilluar dr. Amir Amedi në Universitetin e Jerusalemit, dhe është pajisje, e cila me ndihmën e algoritmeve shndërron të dhënat vizuale në tingull.

Përdoruesit për një kohë të shkurtër mund të mësojë të interpretojë “mjedisin tingullor”, i cili ia tregon formën, lokacionin dhe pozicionin e njerëzve dhe subjekteve, dhe mundet madje të lexojë edhe fjalët e shkruara.

Tingujt që krijohen aktivizojnë korteksin vizual të personit me verbëri kongjenitale duke i mundësuar që të shohë.

Në artikullin e publikuar në revistën “Cerebral Cortex”, dr. Amedi dhe ekipi i tij kanë thënë që hulumtimi i mëhershëm ka treguar që korteksi vizual organizon të dhënat në dy rrugë paralele. Njëra është përgjegjëse për formën, identifikimin dhe ngjyrën e objekteve, ndërsa tjetra fokusohet në lokacionin e tij dhe koordinon të dhënat vizuale me funksione motorike.

Rezonanca magnetike ka treguar që personat e verbër të cilët përdorin pajisjen e dr. Amedit aktivizojnë këto rrugë në mënyrën e njëjtë si edhe personat e shëndetshëm. Kjo tregon që për funksionimin e korteksit vizual nuk janë të nevojshme informatat vizuale.

Dr. Amedi ka thënë që truri nuk është makinë senzorike, por makinë e cila ekzekuton detyrat.

Ky hulumtim është vetëm njëri në vargun e atyre që kanë vërtetuar që të dhënat vizuale, me zë dhe të prekshme, nuk janë të domosdoshme që truri të interpretojë atë çka ndodh.

Komento

Argetimi nuk ka Fund


Na Ndiqni ne Facebook

Gjithcka ne cdo kohe