
Dieta mund të ndihmojë vërtet për ta mbajtur trurin tuaj të ri. Duket kështu, të paktën sipas rezultateve të një studimi të publikuar në revistën “Neurology”, sipas të cilit, ë njerëzit e moshuar me nivel të lartë të vitaminave B, C, D dhe E, kanë një reagim të duhur të trurit, edhe kur kalojnë vite të caktuara.
E të tilla vitamina, pohojnë hulumtuesit e këtij studimi,
gjenden të bashkuara dhe në nivele mjaft të larta, vetëm në peshk dhe zarzavate.
Studimi u krye konkretisht në SHBA, nga hulumtuesit e universitetit të Oregonit, sipas të cilëve, të tilla ushqime paraqiten si mjaft të dobishme për shëndetin e trurit.
Në të kundërt, acidet yndyrore, janë konsideruar si treguesit e një diete të sëmurë, e cila nuk e ndihmon aspak trurin tonë, gjë që mund të thuhet edhe për ushqimet e skuqura.
Komento