
Një konferencë e paralajmëruar nga universiteti i Oxford-it është kundërshtuar nga studentët, lektorët dhe mbrojtësit e të drejtave të homoseksualëve. Konferenca bënte fjalë për një kurë për shërbimin e homoseksualizmit që ishte parashikuar të mbahej nga një grup kristianësh.
Ky grup që e konsideron homoseksualitetin si mëkat, thotë se me një terapi korrekte mund të shërojë këtë “sëmundje”. Organizatat për të drejtat e gejve thonë se ky grup po përhap homofobinë.
Universiteti ka reaguar duke thënë se nuk do ishte e shëndetshme ndalimi i kësaj konference por ka pranuar se mund të rishikojë politikat për rezervimin e konferencave të ngjashme.
Komento