
Në revistën shkencore “Nature Nanotechnology” është publikuar lajmi për një zbulim që nuk pritet të ndodhte të paktën edhe për 10 vite. Një grup fizikantësh ndërkombëtarë në një nga qendrat kërkimore fizike në Australi arritën limitin e tyre, duke prodhuar tranzitorin më të vogël të mundshëm, të përbërë nga vetëm një atom.
Tranzitori me një atom është një hap gjigant i shkencës në fushën e teknologjisë informatike. Ky zbulim do të mundësojë prodhimin e çipeve kompjuterike në përmasa akoma më të vogla dhe më shumë praktike, pa hequr dorë nga volumi që mund të “transportojnë”.
Gordon Moore, bashkëthemeluesi i Intel, kohë më parë pati deklaruar se çipet kompjuterike që do të përbëhen nga një atom i vetëm do të mund të prodhoheshin nga njeriu vetëm pas viteve 2020. Shumë shkencëtarë dhe ekspertë të kërkimeve në këtë fushë të fizikës mbështetën këtë mendim…të paktën deri më tani.
Grupi i shkencëtarëve të universitetit “New South Galles” në Australi shprehen mjaft entuziastë për arritjen e tyre duke e cilësuar atë si një hap gjigant që do të jetë baza në ndërtimin e kompjuterave të së ardhmes. Megjithatë ata duhet të kalojnë edhe pengesën e fundit për të hedhur me plot bindje në treg shpikjen e tyre: prototipi “nano tranzitor” funksionin vetëm nën temperaturën 270 gradë celcius, nëse kalohet kjo çipi shkatërrohet.
Komento